Januzaj nxjerr Belgjikën të parën, “djajtë” peshkojnë Japoninë në 1/8-at

28.06.2018 23:30:11

E kërkoi dhe ja doli! Goli i shkëlqyer i shqiptarit Adnan Januzaj e ka vendosur Belgjikën si “kokën” e Grupit G në Botërorin Rusi 2018.

Kur po kronometrohej minuta e 51-të, Januzaj çliroi një të majtë në hyrje të zonës, duke e stamposur në trekëndësh, rrjetë e mjaftueshme për t’i ngjitur të besuarit e Roberto Martinez në krye të grupit.

Januzaj vendosi ndeshjen përballë Anglisë, në një përballje ku të dy trajnerët kishin preferuar të aktivizonin 11-shen e dytë. Me rezultatin 1-0 “djajtë e kuq” kanë arritur që si të parët e grupit të “peshkojnë” një kundërshtar modest si Japonia në fazën e 1/8-ve.

Anglia pas humbjes në “Kiliningead Stadium”, do të luajë një ndeshje delikate me Kolumbinë e dyshes Falcao-James të martën në fazën e 1/8-ve dhe një nga Zvicra ose Suedia do ta gjejnë përballë nëse kalojnë pengesën amerikano-latine.