Japonia goditet nga dy tërmete të fuqishme

19.05.2020 11:59:16

Dy tërmete me fuqi prej 5.3 shkallëve të Rihterit e kanë goditur Japoninë të martën, bëri të ditur Agjencia Meteorologjike e këtij shteti.

Tërmeti i parë u regjistrua në rajonin Fukushima dhe epiqendra e tij ishte 50 kilometra nën sipërfaqen e Tokës, shkruan “Anadolu”.

Dridhja e dytë ndodhi në rajonin Miyagi me epiqendër në thellësi më të vogël se dhjetë kilometra nën sipërfaqen e Tokës.

Këto tërmete janë ndier edhe në shtetet fqinje të Japonisë, por agjencia tha se dridhjet nuk paraqesin rrezik për ndonjë cunami