Japonia përgatitet për luftë bërthamore me Korenë e Veriut

27.11.2016 21:04:18

Qytetarët japonezë janë duke u këshilluar se si t’i mbijetojnë një sulmi bërthamor, pas rritjes së frikës nga Koreja e Veriut dhe Rusia.

Siç raportoi MailOnline dje, tensionet janë duke u rritur me Rusinë, lidhur me vendosjen e raketave në ishujt e diskutueshëm të Paqësorit.

Tani është zbuluar se Japonia është duke u ndjerë nën presion gjithashtu edhe nga Kim Jong-Un, i cili po vazhdon të kryejë një seri testesh.