Jasharaj u përgjigjet deputetëve që e quajtën “debill”: Jam lënduar, por këtë nuk ua pata borxh

01.04.2019 14:40:35

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervistë për emisionin “Përballje”, ka folur rreth kompensimit të orëve mësimore të cilat janë humbur gjatë grevës në fillim të këtij viti.

Jasharaj ka thënë se orët nuk do të kompensohen.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj gjatë intervistës në Telegrafi.com

“Orët e humbura nuk do të kompensohen as gjatë pushimit pranveror, as të shtunave e as në fund të vitit shkollor”, tha Jashraj.

Ai ka folur edhe për gjuhën e përdorur ndaj tij, nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës gjatë javës së kaluar në seancën e jashtëzakonshme për orët e humbura.

Duke komentuar deklaratën e deputetëve të Nismas, Zafir Berisha dhe Milaim Zeka, Jashraj ka thënë se ai dhe SBASHK-u, janë ndier të ofenduar dhe se për gjuhën e përdorur në Kuvend, do tu dërgojnë letër të gjitha institucioneve duke filluar nga Kuvendi i Kosovës, partisë Nisma dhe Ministrisë së Arsimit.

“Jam ndier, dhe më keq jam ndier kur më kanë thirr familja, dhe kur jam kthye shpi sepse edhe unë kamë fëmijë edhe ata kanë shokë e shoqe. Secili fëmijë e donë prindin e tij. Jam lënduar si njeri dhe po thamë se as Zafirit as atij tjetrit nuk i kam pas borxh. Asnjëherë nuk e kam ofenduar askënd. Ai ka rënë në një pozitë të ultë”, ka thënë Jasharaj.