Jashari: Gjithmonë krenar që jam gjaku yt Hamëz Jashari

08.07.2019 15:50:40

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtakun kanë vizituar skulptorët të cilët tanimë janë në përfundim të punës së tyre për skulpturën e heroit Hamëz Jashari të shkrirë në bronzë.

Jashari në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se është krenar me veprën e Hamëz Jasharit.

“Sot isha bashkë me nënkryetarin dhe shokun e bashkëluftëtarin e Adem e Hamëz Jasharit, për të parë punën e skulptorëve tanë, Ylberit dhe Sabriut. Ju lumshin duart të dyve për një vepër kaq të përkryer! Shumë faleminderit. Gjithmonë krenar që jam gjaku yt dhe me veprën tënde”, ka shkruar ai në Facebook.