Jashari në takim me ambasadorin e OSBE-së Jan Braathu

13.07.2018 18:41:17

Sot kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Gjatë këtij takimi u bisedua për shumë çështje, ndër të tjera kryetari Jashari e informojë ambasadorin për punën që është duke u bërë në Skenderaj, si dhe për prioritetet zhvillimore që janë në vitet e ardhshme.

Ambasadori i OSBE-së ndërkaq thuhet të ketë falënderuar kryetarin Jashari për pritjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, dhe duke iu falënderuar për vizitën shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve