Jashari optimist për kthimin e borxhit nga Serbia

18.09.2016 13:04:27

Borxhi i shtetit të Serbisë mbi një miliard euro, ndaj 60 mijë pensionistë të shtetit të Kosovës, të cilëve që nga paslufta iu kishte refuzuar pensioni, në një kohë shumë të shpejtë do të mund të iu kthehet.

Kjo erdhi pas që Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari pati kërkuar nga Komuniteti i Ministrave që e drejta që iu takon pensionistëve për të marrë pensionin të iu kthehet.Jashari në një intervistë për KosovaPress është shprehur optimist që pensionet e Fondit Pensional do t’iu kthehen pensionisteve të Kosovës.

E gjithë bindja e tij bazohet në përgjigjen e fundit që ka marrë nga Komuniteti i Ministrave, si dhe besimit ndaj aktgjykimit që ka nxjerrë Gjykata Evropiane e Strasburgut.Jashari madje tha se nuk ka ndonjë arsyeje që Komuniteti i Ministrave të vonojë qëndrimin e tij rreth ekzekutimit të rastit Guriq, i cili është duke u trajtuar.“Ne i besojmë tash përgjigjes së fundit që kemi marrë nga Komuniteti i Ministrave, i besojmë aktgjykimit që ka nxjerrë Gjykata Evropiane e Strasburgut, i besojmë praktikës së deri tanishme të Komunitetit të Ministrave sepse nuk ka asnjë rast pothuajse nga Gjykata Evropiane e Strasburgut e cila nuk janë ekzekutuar. Përfundimisht ka pasur raste kur kanë mundur me u zvarrit, mirëpo, definitivisht ato janë ekzekutuar dhe ne po besojmë që me këtë rastin e fundit që pritet tash së voni të vendoset në Strasburg,  bashkërisht të trajtohet me rastin Guriq dhe që të filloj kompensimi dhe nuk ka më ndonjë arsyeje që Komunitetit i Ministrave me vonu qëndrimin e vetë rreth ekzekutimit të këtij rasti”, ka theksuar Jashari.

Por se a dihet koha e saktë apo përafrimi i kohës se kur pensionistët do të gëzojnë të drejtën e tyre, ai tha se shkresa nuk përmban afat sepse varet prej Gjykatës.Aktgjykimi i Gjykatës Evropiane në Strasburg, lidhur me çështje e Fondit Pensional të Serbisë dhe pagesat e këtij fondi ndaj qytetarëve të Kosovës, hyri në fuqi në vitin 2013, ku nga ky vit shteti i Serbisë ka tentuar që të bëjë presion mbi Komunitetin e Ministrave.

Por Jashari tha se në vitin 2015-të, Komunitetit të Ministrave i kishte dërguar një opinion përmes të cilit kishte shprehur shqetësimin lidhur me shpjegimet që ka dhënë gjatë gjithë kohës Serbia, të cilin e kishte pranuar Komuniteti i Ministrave.

Jashari më pas tregoi që Komuniteti i Ministrave është duke e trajtuar një rast ku pritet që përfundimisht të nxirret aktgjykimi nga Gjykata Evropiane e Strasburgut, rast ky nga Kosova.Kthimi i Fondit Pensional pritet ta gëzojnë të gjithë ata që kanë gëzuar këtë të drejtë paraluftës, e drejtë e cila iu ndërpre pasluftës si pasojë e një qëndrimi të një anshëm të Serbisë.