Jashari: Persona të pandërgjegjshëm po i vënë zjarrin pyjeve tona

08.04.2020 20:03:26

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se persona të pandërgjegjshëm po i vënë zjarrin pyjeve.

Jashari ka bërë se ka kontaktuar Komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, me të cilin është koordinuar për veprimet për t’i vënë para drejtësisë ata që po shkaktojnë këto zjarre.

“Sakrifica e zjarrfikësve të komunës sonë në këtë kohë pandemie, në mbrojtje të natyrës tonë. Ata po rrezikojnë shëndetin e tyre duke qenë në detyrë edhe në këto ditë ku të tjerët janë të izoluar në shtëpi, e disa tjerë të pandërgjegjshëm po i vënë zjarrin pyjeve tona. Sot kam kontaktuar me Komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, me të cilin koordinuam veprimet për t’i vënë para drejtësisë ata që po shkaktojnë këto zjarre”, ka shkruar ai në Facebook.

Jashari ka thënë se”Në këtë drejtim jetike mbetet bashkëpunimi i qytetarëve në identifikimin e personave që po i vënë zjarrin pyjeve. Bashkë për natyrën tonë që na jep kuptim”.