Jashtë atdheut

01.03.2019 18:33:44

Shkruan: Luan Lumeka Kalana

…mergimtareve,emigranteve ,refugjateve ne Diaspore 
-Ju qe na therrisni Ne ,me fjalen Diaspore,
nje gje ju kujtojme,ju lutemi,mos na harroni,
Ne jemi me shume Jashte ,se ju ne Atdhe,
jemi zemra dhe pjese e ajkes shqiptari,
kemi leshuar rrenjet ne tere boten,
te tokes Nene, te shenjtes Albani.!

-Kush tha se jemi te shitur,se jemi pa Atdhe?!
se u larguam vete shtegetare me zemer ne dore,
per nje kafshate buke, jo lypes dyerve te botes ,
per femijet tane qe humben endrat e jetes,
kullojme djerse per kafshate,dheut pa ane .!!!!

-Kush thote se jemi emigrant ne token e huaj ?!
ata qe s’e kane provuar,se c’eshte emigranti ,refugjati?!
Mos pacin fatin tone,por Jo,gaboheni jemi Shqipetare !!
Me shpirt e me zemer,rrenjet e kemi ne Memedhe,
atje ku eshte vatra,ku presin Nenat qe dritherojne ,
syte na pikojne lot, per njereszit tane ,qytezat tona !

-Ne jemi bijte Atdheunt,qe edhe ketu e kemi ngritur,
jemi shqiptare ,krenare qytetare nderi ne shtetin e huaj,
edhe femijet,mbesat e niperit ,gjakun,gjuhen s’e ndrojne,
a mund te shitet ADN,per bese, jemi Atdhetare,Shqipetare !
Luan Kalana
Florida ,SHBA.