Javën e ardhshme do të dihet data për gjykimin e Gruevskit

17.09.2016 10:22:32

Mësohet se i akuzuari i parë i Prokuroria Speciale Publike, është Nikolla Gruevski, kryetar i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministër i cili në lidhje telefonike ka porositur ish-ministrin Mile Janakievski që disa qytetarë të godasin me shuplaka kryetarin e komunësQendër.

Gjykata Penale i ka pranuar dokumentet nga PSP-ja por ende nuk ka vendosur se kush do të jetë gjyqtari për të akuzuarin e parë të PSP-së përnxitje dhune në KomunënQendër në Shkup.

Datën për fillimin e gjykimit do ta bëjnë publike javën e ardhshme.

Nga OBRM-PDUKM-ja e kanë akuzuar PSP-në e Katica Janevës për tentim për të njollosur imazhin e partisë.