Je nga Maqedonia dhe ke bërë aksident me veturë jashtë shtetit? Ja çka duhet të bëni!

25.07.2016 08:54:29

Të gjithë shpejtojmë të shohim detin, ujin e kaltër dhe rrërën e artë në plazhe. Kjo është normale, por duhet pasur shumë kujdes që mos të bëjmë ndonjë aksident me pasoja katastrofale që do të na prishin pushimet.

Ka disa rregulla ndërkombëtare që i njohin të gjitha policitë e shteteve fqinje por edhe në shtetet tjera që nuk kufizohen me Maqedoninë.

Telegrafi Maqedoni ju sjell disa hapa të cilët do të ju lehtësojnë problemin me shtetin, procedurat por edhe me aksidentin, sado i rëndë të jetë. Shpresojmë që gjatë aksidentëve mos të ketë të lënduar, se normal, vetura blihet me para.

Të gjithë e dijmë se për të udhëtuar jashtë shtetit na duhet karton i gjelbërt. Kartoni i gjelbërt na duhet të vërtetojmë se vetura është e siguruar dhe pas aksidentit vetura mund të rregullohet por pa harxhimet tuaja.

Pas aksidentit:
1.Sigurohu se bashkëudhëtarët janë mirë,

2.Siguroje vendin ku jeni aksidentuar me shenja sinjalizuese për ndërprerje të rrugës dhe mos e lëvizni veturën. Nxjerre telefonin dhe fotografojeni veturën se normal, fotografia flet më shumë se një mijë fjalë,

3.Thirr policinë dhe kërko një kopje nga raporti policor,

4.Nëse NUK JE FAJTORË, paraqite aksidentin në Bironë për kartona të gjelbërt në vendin ku ka ndodhur aksidenti. Në faqen e fundit të kartonit të gjelbërt i gjenë numrat e birove nga të gjithë shtetet. Kur të kthehesh në Maqedoni, njofto kompaninë tënde të sigurimit për aksidentin,

5.Nëse je FAJTORË duhet që të bësh një kopje të kartonit të gjelbërt për t’ia dhënë policisë apo personit me të cilin jeni ndeshur. Kur të kthehesh në Maqedoni, patjetër duhet që të paraqitesh tek kompania e sigurimeve për të dhënë deklaratë për aksidentin.

Nëse nuk të ndihmojnë këto hapa që jua siguroi Telegrafi Maqedoni, kontakto kompaninë e sigurimeve në Maqedoni ku ti ke siguruar veturën.