JEMI NË DEMOKRACI, S’KA KËTHIM PRAPA!

12.09.2019 13:51:41

Nga: Ahmet Asani

Mendimet, vlerësimet dhe kritikat konstruktive të shoqerisë, ndaj secilit që angazhohet në politikë, janë të nevojshme dhe të mirëseardhura! Por, që dikush të urohet për aderim në një subjekt politik dhe tjetri të etiketohet me etiketën e tradhetarit, për aderim në të njejtin subjekt, flet për egzistimin e mentalitetit përjashtues monist në shoqërinë tonë! Jemi në një sistem pluralist e demokratik në të cilin të gjithë po thirremi! Nuk ka këthim prapa, andaj secili qytetar ka të drejtë të angazhohet, aty ku atij ia merr mendja se mund të jap më shumë kontribut!