“Jemi në pikë super kritike”, Grima Duma jep alarmin

02.06.2020 22:00:51

Ish-deputetja e PD-së Grima Duma u shpreh se vendi është në një krizë dhe situata është super kritike.

“Kush do dalë në protestë? Njerëz që kanë shkuar në këtë zgrip në varfëri? Kemi një kauzë. Nuk janë të ndryshme kauzat.

Jemi në pikë super kritike. Problemi është nëse do të marrim përgjegjësi duke bërë diçka apo do të vazhdojmë që të themi se nuk bëhet?!

Ne si opozitë kemi bërë një sakrificë, me shumë risqe, duke dalë nga sistemi për të ribërë sistemin”, tha Duma për Ora News.