Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës së Neorologjisë

Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës së Neorologjisë

10.03.2017 11:01:34

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Mynevere Latifi – Hoxha ka dhënë dorëheqje nga funksioni.

Ndonëse ish drejtoresha Latifi-Hoxha nuk nuk ka hapur telefonin e saj për të treguar arsyet e dorëheqjes së saj, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu.

“Mund të themi se ajo ka ofruar dorëheqjen dhe ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Neonatologjisë është emruar Dr. Xhevdet Gojnovci, specialist i neonatologjisë”, ka thënë Fazliu për rtklive.com.