Jeruzalemi, bota kundër Trump. Në Gaza digjen flamujt amerikanë

06.12.2017 16:44:19

“Komuniteti palestinzez dhe ai mysliman do të fitojnë dhe Palestina do të çlirohet”. Kështu është shprehur Ajatollah Ali Khamenei, lideri shpirtëror iranian, duke sulmuar nismën e Donald Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane në Jeruzalem.

“Lajmet nga ana e armiqve të Islamit për të deklaruar Al Qods, kryeqytet të regjimit sionist, vijnë nga debulesa e tyre dhe bota islamike do të mbajë qëndrim ndaj kësaj çështjeje”, – ka thënë ai.

Në lokalitete të ndryshme të Gazës dhe Çisjordanisë, janë organizuar protesta të shumta kundër vendimit të Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Agjencia e lajmeve palestineze, “Ëafa”, ka saktësuar se në Gaza, mijëra persona janë grumbulluar në sheshe të ndrysjme, duke hedhur parrulla kundër SHBA-ve. Flamujt e SHBA-së dhe të Izraelit janë djegur nga protestuesit.

Ndërkohë presidenti turk Recep Tayip Erdogan, ka ftuar 57 vendet anëtare të Organizatës së Kooperimit Islamik për t’u mbledhur në 13 dhjetor në Stamboll për një samit të jashtëzakonshëm. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i tij, Ibrahim Kalin, i cili shpjegon se Erdogan ka pasur orët e fundit kontakte telefonike me homologun e tij palestinez Abu Mazen dhe liderin e Iranit, Arabisë Saudite, Katarit, Tunizisë, Pakistanit, Indonezisë dhe Malajzisë.

Qeveria e Gjermanisë, në sfondin e planeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytete të Izraelit tërheq vëmendjen për rrezikun e trazirave në këtë qytet si dhe në Jordanin Perëndimor e në Gazë. Duke nisur nga kjo e mërkurë (06.11) në këto territore mund të ketë demonstrata, thuhet në udhëzuesin e aktualizuar të Ministrisë së Jashtme gjermane për ata që udhëtojnë drejt këtyre vendeve. “Trazirat e dhunshme nuk mund të përjashtohen.”

Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson, në kuadërtë një takimi të NATO-s në Bruksel, tha se qeveria e tij i sheh me “shqetësim” këto zhvillime. Londra është e mendimit, se statusi i Jeruzalemit duhet të jetë pjesë e një zgjidhjeje përmes bisedimeve mes Izraelit dhe Palestinezëve. Johnson shgtoi, se Britania e Madhe “nuk ka plane”, për ta zhvendosur në Jeruzalem ambasadën e saj.

Qeveria e Turqisë paralajmëroi në rastin e njohjes së Jeruzalemit si kryeqatet i Izraelit nga ana e SHBA-së për një konflikt të ri ndërfetar. Kryeministri Binali Yildirim gjatë vizitës në Korenë e Jugut tha, se si njohja e Jeruzalemit si kryeqytet ashtu edhe zhvendosja e ambasadës së SHBA-së atje do të ishin veprime “jo legjitime”. Yildirim theksoi: “Eshtë me rëndësi thelbësore si sa i përket së ardhmes së rajonit ashtu edhe për paqen botërore, që presidenti iSHBA-së të mos ebëjë një deklarim në këtë drejtim.”

Sipas të dhënave të një përfaqësuesi të nivelit të lartë të qeverisë së SHBA-së, këtë të mërkurë (06.11) Trump do ta shpallë vendimin e tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Trump gjatë një fjalimi që do të mbajë do të komunikojë zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem, por realizimi i këtij vendimi mund “të zgjasë me vite”, thuhet në Uashington. Si Izraeli edhe palestinezët e pretendojnë Jeruzalemin si kryeqytetin e tyre. Izraeli e ka shpallur të gjithë Jeruzalemin si një “qytet të përjetshëm e të pandashëm”.  Për palestinezët Jeruzalemi lindor është kryeqyteti i shtetit të ardhshëm të tyre.