Jese Rodrigues te PSG me një klauzolë të çuditshme

04.08.2016 00:44:22

Transferimi i spanjollit Jese Rodriguez nga Real Madridi te Paris Saint-Germain PSG-ja tashmë duket punë e kryer, me anësorin që pritet të zhvendoset brenda ditëve nga kryeqyteti spanjoll tek ai francez për 25 milionë euro.

Gjithsesi, L’Equipe raportoi se në kontratën e lojtarit do të përfshihet një klauzolë interesante.

Sipas të përditshmes franceze, të dy klubet kanë rënë dakord që PSG-ja nuk mund t’ia shesë asnjëherë lojtarin Barcelonës, transmetonTopChannel.