Jeta në barakë, pa ushqim e pa veshmbathje (Video)

Jeta në barakë, pa ushqim e pa veshmbathje (Video)

04.03.2017 23:12:41

Nëntë anëtarët e familjes Arifi nga Obiliqi, jetojnë në kushte tepër të rënda ekonomike.

Ata as kulm mbi kokë nuk kanë dhe prej nëntë vitesh mbijetojnë në një barakë.

Pesë nga shtatë fëmijët e familjes shkojnë në shkollë, ndërsa kryefamiljari është i sëmurë dhe i paaftë për punë.

Kjo familje muajin e kalon me rreth 100 euro në muaj, aq sa ua ofron sociali.