Jeta në foto e Naim Frashërit:Teatri Kombëtar hap arkivat…

18.02.2017 21:29:41

Me flokët e lëshuar, portretin e bukur nën një fustan të gjatë, Margarita Xhepa, një prej personazheve të njohur të skenës shqiptare shfaqet e bukur përkrah një tjetër aktori të madh Naim Frashërit.

Në 42 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta Teatri Kombëtar ka hapur arkivat duke bërë publike disa foto nga momentet më interesante të karrierës së tij artistike.
I nderuar me titullin “Artisti i Popullit” ,Naim Frasheri u nda nga jeta ne moshen 52 vjeçare.
Në karrierën e tij 33 vjeçare që prej vitit 1942,ai do të luante në role kryesore me një sukses të jashtëzakonshëm, disa nga rolet e tij të mbetura në kujtesën e publikut janë Valeri në “Tartufi”, Smithi në “Çështja ruse”, Gjoni “Trimi i mirë me shokë shumë”, Selimi “Familja e peshkatarit”, gjenerali “Gjenerali i ushtrise së vdekur”, Leka “Përkolgjinajt”, Nikolla “Armiqtë”, Sasha Ribakov “Orët e Kremlinit”, Lubeni “Proçesi i Lajpcigut”, Ferdinanti “Intrigë dhe dashuri”, Hauardi “Rrënjët e thella”, Hamletin, “Hamleti”, Jonuz Bruga, “Familja e Peshkatarit”. Për fat të keq roli i Jonuzit ishte roli i tij i 80-të dhe i fundit që do të luante.
Ai do të mbetet në kujtesën e publikut artdashës si ndër aktorët më të fuqishëm në skenë dhe me një sharm të jashtëzakonshëm skenik.