Jetojmë në epokën e despotëve të zgjedhur me votë

27.04.2019 21:35:09

Nga Muhamet Hamiti

Një komentator i njohur i “Financial Times”-it, Martin Wolf, shkroi këto ditë: jetojmë në epokën e despotëve të zgjedhur me votë, duke përmendur emra udhëheqësish (despotë, simbas tij) si Putini i Rusisë, Erdogani i Turqisë, Modi i Indisë, Maduro i Venezuelës, Duterte i Filipineve, Bolsonaro i Brazilit, Netanjahu i Israelit, Salvini i Italisë, dhe Trumpi i SHBA-ve.
Si despot e përmend komentatori veteran Wolf në shkrimin e vet edhe Vuçiqin e Serbisë.
Edhe ne shqiptarët jemi në hap me botën: jetojmë në epokën e despotëve të zgjedhur.
S’e besoj që ka dilemë ndër ne kush janë despotët tanë të zgjedhur me votë në Prishtinë e Tiranë. Despotë të mëdhenj të vendeve të vogla.
Despotët i ngjajnë fort njëri-tjetrit.