Jetuan 65 vjet së bashku, çifti gjen vdekjen në të njëjtën ditë

31.01.2020 12:57:45

Një çift nga Missouri të SHBA-së, të cilët nuk u ndanë asnjëherë nga njëri-tjetri për 65 vjet, vdiqën duke mbajtur duart e njëri-tjetrit të shtrënguar. Jack dhe Harriet Morrison jetuan ditët e fundit të jetës së tyre në një shtëpi pleqsh në Arnold, të Missouri. Jack, 86 vjeç vdiq i pari ndërsa bashkëshortja e tij Harriet e moshës 83 vjeç, vdiq vetëm disa orë më vonë.

Çifti është takuar për herë të parë në një festë Halloween-i në vitin 1955 dhe që nga ajo kohë “ata nuk janë ndarë kurrë së nga njëri-tjetri”, u shpreh mbesa e tyre Sue Wagener për Post-Dispatch. Ato janë martuar në 5 maj të vitit 1956. Çifti kishte në pronësi linjën e autobuzave “V-K Bus Lines”, ndërsa rriti dy djemtë e tyre dhe Wagenerin.

Wageneri tregoi se gjithmonë do të sigurohej që Harrieti të pinte kafenë e saj çdo mëngjes. Ata ishin gjithashtu anëtarë të “Moolah Shrinersit”, një urdhër vëllazëror kushtuar filantropisë.