Jevtiq: Konflikti i ngrirë nuk është në interesin e serbëve

04.07.2018 17:02:02

Konflikti i ngrirë në Kosovë nuk është interes të serbëve, por vetëm arritja e një zgjidhje kompromisi, e cila do të sigurojë paqen, stabilitetin dhe jetën normale, tha sot për tanjug Dalibor Jevtiq nga Lista Serbe.

“Ne ishim duke u dobësuar nga konflikti i ngrirë, në njëfarë mënyre ne ishim gjithmonë në humbje sa herë që kishim një konflikt të ngrirë dhe sa herë që përpjekja tjetër për të zgjidhur çështje të caktuara ishte më e keqe se zgjidhja e mëparshme dhe jo vetëm kur është fjala për Kosovën”, tha Jevtiq për Tanjug.