Jevtiq: Nëse shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, do të kemi një rezultat edhe më të mirë

04.04.2018 23:11:53
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq iu ka thënë sot qytetarëve të Kllokotit se Lista Serbe është gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai është shprehur se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jepnin një rezultat edhe më të mirë.

“Jemi gati për zgjedhje parlamentare. Por Lista Serbe do të veproj edhe si opozitë për sa kohë që zgjedhjet nuk do të ndodhin dhe situata nuk do të ndryshojë. Ne jemi gati për zgjedhje dhe jam i sigurt se do të kemi një rezultat më të mirë sesa në zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare”, ka thënë Jevtiq, transmeton lajmi.net.

Jevtiq ka rikujtuar se Lista Serbe ka fituar 90 për qind të mbështetjes në zgjedhjet parlamentare dhe se ka zgjedhur përfaqësuese vendorë në dhjetë komunat.

Deputetë tjerë të kësaj Liste kanë deklaruar se nuk do të kthehen në qeverinë aktuale.