Jevtiq nuk flet në takimin e thirrur nga ministria e saj (Video)

22.12.2016 21:46:43

Ministrja e re e pushtetit lokal, Mirjana Jevtiq, mori vëmendjen e të gjithëve në takimin që e thirri dikasteri ku ajo është në krye, në prezantimin e Profilit të Komunave si dhe punës një vjeçare të MAPL-së.

Por, politikanja e re, emërtimi i së cilës u bë mollë sherri mes politikanëve të pakicës që ajo i takon, nuk e tha asnjë fjalë.

Kjo me arsyetimin se erdhi në detyrë të hënën dhe është e pafamiljarizuar me postin që tani mban. Në emër të ministres së re foli zëvendësi i saj, Bajram Gecaj.