Jo Cavani as Lewa, Real Madridi do vetëm Dybalan

26.09.2017 16:27:41

Me një fillim sezoni të shkëlqyer, me 12 gola ne 8 takimet e para zyrtare të luajtura dhe me vetëbesimin se tashmë është një prej yjeve të futbollit europian, Paulo Dybala vazhdon të krijojë jehonë rreth tij duke rritur gjithnjë e më shumë interesin e klubeve më të mira të kontinentit që kërkojnë shërbimet e 23 vjecarit.

Mesa duket Reali i Madridit është ndër më të interesuarit për sulmuesin argjentinas, pasi klubi i Florentino Perez mësohet t’i ketë thënë jo opsionve si Cavani dhe Leëandoëski vetëm për të arritur yllin e Juventusit.

Oferta zyrtare e Los Blancos pritet që të mbërrijë verën e ardhshme tek bardhezintë që nuk do të pranojnë të nisin tratativat me asnjë klub që ofron më pak se sa shifra prej 150 milionë eurosh.

I vetmi problem për klubin mbretëror do të ishte bollëku që do të krijohej në repartin e avancuar me mbërritjen hipotetike të  La Joyas, e në një rast të tillë i pari që do të shihej t’i jepte lamtumirën Bernabeut do të ishte pikërisht Gareth Bale.