Jo, jo Vuqo, mos shih ëndrra me sy qelë !

09.05.2019 21:00:38

Nga: Fatmir Bajraj

Hashimi & Batoni janë t’ Kosovës, fatkeqësisht, por Kosova s’është e Hashimit & Batonit, por e shqiptarëve ! S’ka forcë që detyron shqiptarët të japin atë që s’mund t’ua merrni më as me forcë ! N’a ishte një kohë, kur Neve ishim t’robëruar, t’pushtuar & t’poshtëruar – ç’njerëzisht nga Serbia armike-shoveniste. Tanimë janë kohë tjera Vuqo, Dielli rrezaton edhe për shqiptarët dhe atdheun e tyre – Kosovën. Problemin me Serbinë e kemi zgjidhur, atëherë kur Ti Vuqo, ishe Ministër i Informacionit në Qeverinë fashiste të Millosheviqit, pra kjo ndodhi me 12 Qeshor 1999, andaj kthjellu, thirri mendjës dhe arsyes, nese t’ka lenë kujtesa…! Për freskim kujtese Vuqo ! Kishit mundësinë e marrveshjës me shqiptarët, edhe para 12 Qeshorit 99, dhe n’gjithë historinë tragjike për shqiptarët para saj, por juve s’deshet kurr marrveshje me shqiptarët ngase n’a konsideronit qytetarë të rendit të dytë dhe vetën ; popull hyjnor…! Ky ishte dhe si dukete është ende hendikepi konceptual, n’mëndësinë tuaj shovene që pengonte marrveshjet me shqiptarët, që së paku t’jetojmë pranë njeri tjetrit, nese jo me njëri tjetrin, n’paqë dhe n’fqinjësi korrekte. Kishit rastin t’nënshkruani paqën me shqiptarët dhe të terhiqëshit paqësisht si kolnizator i egër & barbar nga atdhu i cunguar i shqiptarëve-Kosova, dhe ky rast ishte n’Rambuje & Paris, por refuzuat paqën dhe zgjodhet luftën me shqiptarët dhe Botën Demokratike, n’krye të së ciles ishte Amerika të cilën e përcmoni & nënçmoni me kërcnimet se ajo nuk vjenë me zgjedhë “problemin” shqiptar-serb ! Moa harro Vuqo ! Pikërisht me SHBA-të n’krye të NATO-së, dhe qytetërimin Euro-Përendimor, zgodhëm problemin shqiptaro serb, dhe i njëjti, është zgjidhur njëherë e mirë, deshet apo s’deshet ju : “Nebeski Narod”. Ju e keni problemin me vetën, mëndësinë tuaj fazhizoide, hegjemoniste & megalomane… Mendësi e cila u mbanë peng, dhe s’lejon e as nuk akcepton lirinë tonë, të drejtën tonë për të qenë Zot të fatit tonë dhe t’brezave që vijnë. Mblidh’ni mendë Vuqo ! Negociatat për statusin e Kosovës kanë përfunduar dhe kan kulmuar me një epilog konform të Drejtës Nderkombëtare duke derivuar Pavarësinë pë Kosovën n’bashkërendim me botën demokratike, alias ; qytetërimin përendimor ! Pazaret tuaja me Thaqin, Ramën & Mogherinin, n’dëm t’Kosovës dhe shqiptarëve, s’pijnë ujë, janë pazare pa hangjiun andaj si të tilla, nuk i pranon populli shqiptarë i Kosovës dhe as shqiptarët gjithandej. U ka lënë kujtesa apo shtireni të tillë, Vuqo ? Lufta është krye dhe kishte një epilog : – Serbia humbi luftën për Kosovën, firmosi kapitulimin & dorëzimin pakushte, derisa, Kosova & shqiptarët, me ndihmën vendimtare të SHBA-vë u çliruam, fituam lirinë të cilën e kurorëzuam me Pavarësinë e Kosovës të njohur nderkombëtarisht nga vendet m’a t’fuqishme të globit. Këto arritje sublime nuk i tregëtojmë Vuqo me askë dhe as me armikun shekullor-serb, ngase janë arritje t’paguara e t’lara me gjakun tonë ndër breza ! As neve s’kemi nevojë për njohje nga Serbia, andaj kursejeni, arkivojeni atë njohje, Vuqo…!