Jo, nuk do te derdh me lot per ty, nuk do te kujtoj ditet gri te merzise…”!!!

17.05.2020 09:49:34
Nga Pirro Minella-Millona

….Erdhi per pak caste ne qytetin e saj, per te kryer nje sherbim, erdhi me mendimin ngritur se do te nxirrte pak brengat e shpirti te saj. Por nuk qendroi me shume se 24 ore.
Aq i mjaftuan 24 ore nga jeta e nje gruaje, te permblidhte gjithshka qe kishte lene ne qytetin e saj.
Iku me nxitim, miqve u tha me gjysem zeri se ishte trembur nga “rremuja”.
Po ishte trembur nga “termeti” i vetmise se madhe, qe provoi ato 24 ore. Ato lote te hidhura, qe derdhi do ti mbaj thelle fshehur ne skutat e erreta te vetmise. Sa lot morri nga ai kujtim, lumenj te tere u derdhen ne shpiirtin e saj te bardhe, ne rrjedhen e tyre hodhi me kujdes cdo kujtim, sigurisht ajo deshiron qe ato te mos e shoqerojne ne gezimet e jetes se
saj, por te rrine aty ne lumin e nendheshem te kujtimeve te saj.
Vetmine ajo e provoi e pa ne pasqyre si nje fytyre teper te lenduar ku shprehet dhimbja e thelle, trishtimi ne syte e saj te zinj.
Vetmia e saj gjendet dhe tek poezia qe ka shkruar dikur dhe qe nuk po e kap me muzen dhe ritmin e zakonshem.
Edhe ne detin pa nje breg ku qendronte dikur dhe shikonte tej ne hapsire, ku priste ate si dikur.
Vetmia e ka shoqeruar edhe ne qiellin blu pa re, dikur aq te dashur per te.
Kudo i shfaqej vetmia ne format nga me te ndryshme sipas ngjarjeve te jetes, rrugetimit te saj. Ne plazhet e braktisura nga pushuesit ne kohen me furtune, edhe ne grumbullin e njerezve te qytetit te saj, qe cuditerisht fshihnin fytyren sa here perballej.
Edhe ne fletet e hedhura nga mos pelqimi i vargjeve qe kishte zhgarravitur per ore te tera dhe qe i kishte flakur tej ne ato castet e saj te dobesise.
E gjeti vetevehten e saj dhe ne qiellin, qe qeshte nga lart dhe tek deti qe qante me te.
Kudo kishte qetesi, asnje nerv jete.
Nuk gjeti as driten ne dritaren gjysem te hapur qe e priste dikur me aq ankth e pasion.
Ajo drite ishte arratisur diku lart mbi nje re dhe ishte bere e padukshme.
Kur po kalonte kufirin, kthehu koken dhe mendoi, perpara kam jeten time, familjen time, keto le te ngelen kujtimet e mia, nostalgjite e mia, jeta ime e pashkruar e pa plotesuar. Une i perkas te ardhmes….