Joe Biden dhe gruaja e tij pritet të vizitojnë një

12.08.2016 22:45:33

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do ta vizitojë Kosovën të martën, me 16 gusht, por ai nuk do të jetë i vetëm në udhëtimin e tij.

Ambasada amerikane tregon se bashkë me Biden do të udhëtojë për në Kosovë edhe gruaja e tij, akademikja Jill Biden.

“Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, dhe Dr. Jill Biden do ta vizitojnë Kosovën dhe do të takohen me zyrtarë shtetërorë”, njofton Ambasada e SHBA-ve në llogarinë zyrtare në Facebook.

Siç njofton ambasada, “zëvendëspresidenti dhe Dr. Biden gjithashtu do ta vizitojnë edhe një vend afër kampit amerikan Bondsteel ku do të bëhet inaugurimi i një rruge me emrin e djalit të tyre të ndjerë, Beau Biden”.