Joe Biden kërkon unifikim të spektrit politik në Kosovë

16.02.2019 22:16:09

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar në Mynih, ish-zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se SHBA-ja, demokratët dhe republikanët, mbështesin fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe familja e tij janë ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës. Sot biseduam për marrëdhëniet speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Biden është krenar me shtet-ndërtimin 11 vjeçar të Kosovës dhe kërkoi unifikim të spektrit politik për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktin shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-ja, demokratët dhe republikanët, mbështesin fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje sjellë paqe të përhershme dhe siguron njohje reciproke, si dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së”, shkruan Thaçi.