Joe Biden të martën në Kosovë

11.08.2016 20:10:17

Nënpresidenti amerikan Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të vizitojnë Kosovën. Sipas një njoftimi për media, nënpresidenti amerikan Biden, do të zhvilloj takime dypalëshe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Gjithashtu, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës,  nënpresidenti Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në cermoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III.

Ndërkaq, në axhendën e dërguar nga Ambasada Amerikane në Kosovë  Joe dhe Dr Jill Biden nuk do të takojnë asnjërin nga liderët opozitarë.