Johannes Hahn sot dhe nesër në Beograd, bisedon me Vuçiqin për Kosovën

25.07.2019 09:31:14

Komisionari evropian për negociatat e pranimit Johannes Hahn mbërrin për vizitë dyditore në Beograd.

Komisionari evropian për negociatat e pranimit Johannes Hahn do ta vizitojë sot dhe nesër Beogradin ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministren, Ana Bërnabiq.

“Tanjug” raporton se ata do të diskutojnë për reformat në Serbi, por edhe gjendjen në rajon përfshirë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Hahn gjatë vizitës dyditore në Beograd do të mbërrijë pas një vizite në Shkup.