John Bolton ishte kundërshtar i pavarësisë, do të mundohet ta shkatërrojë projektin e pavarsis Kosoves te Presidentit Bil Clintonit “

07.03.2019 14:26:58

Thote: analisti amerikan Daniel Serwer

07 mars 2019 Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Daniel Serwer, ka shpjeguar arsyet që sipas tij do ta shtyjnë administratën Trump të përkrah ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Serwer është prej kundërshtarëve të parë dhe më të mëdhenj të idesë së korrigjimit të kufijve, ndarjes apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se Serbia gjendet në një pozitë shumë më të mirë në Shtëpinë e Bardhë, me ardhjen e administratës së Presidentit Donald Trump.

Këshilltari i Trumpit për Siguri Kombëtare, John Bollton, i cili njihet për kundërshtimin e tij për pavarësinë e Kosovës, sipas Serëer, e favorizon Serbinë dhe i con para idetë serbe për ndryshim kufijsh.

“John Bolton ka qenë kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, dhe do të ishte i kënaqur të shkatërronte atë që ka arritur Bill Clinton, e që ajo është Kosova. Pra kur Bolton tha se do të pranonte edhe idenë e ndarjes nëse Thaçi dhe Vuçiq pajtohen, presidenti Thaçi u shqetësua sepse një marrëveshje e tillë do të përfundonte me një propozim të një anshëm, veriu i Kosovës do t’i bashkohej Serbisë, pa asnjë përfitim për shqiptarët” ka thënë Serwer.

Sipas tij në rast se korrigjohen kufijtë, atëherë Gjermania e kancelares Angela Merkel nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, gjë për të cilën aspirojnë dy vendet.

Serwer, i cili njeh mirën çështjet ballkanike në një konferencë ku është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se do të ishte katastrofike që Kosova të shiste sovranitetin e saj për nënshkrimin e një marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë, ashtu siç ka paralajmëruar Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Thaçit dhe Vuciqit.