Johnson: Nëse sulmi në Munih është terrorist, kemi të bëjmë me problem global

23.07.2016 07:14:56

Ministri i jashtëm britanik, Boris Johnson sot ka shprehur tronditjen dhe pikëllimin e tij mbi viktimat e sulmit në Munih.

Johnson, i cili mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se në qoftë sulmi në Munih është sulm terrorist, atëherë, kjo sipas mendimit tij dëshmon edhe një herë se “kemi të bëjmë më një sëmundje globale dhe duhet gjetur zgjidhje emergjente”, raporton AP.

Ai shtoi se për zgjidhjen e problemit të radikalizmit ai u taku me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon.