Jolevski: Maqedonisë i duhen ushtarë të rinj, çdoherë

20.07.2016 06:56:32

Ministri i mbrojtjes së Maqedonisë Zoran Jolevski dje ka marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të 125 ushtarëve të rinj ku në mes tjerash ka folur edhe për nevojat e ushtrisë dhe tha se Ushtrisë së Maqedonisë ka nevojë çdoherë për ushtarë të rinj dhe konkursi i pilotëve mbetet i hapur dhe nuk ka afate.

”Ushtarët e mirë janë kusht për sukses të çdo ushtrie. Konkursi mbaroi, 48 ushtarët e pranuar nga 125 në përgjithësi, janë deleguar te njësia speciale e Maqedonisë, ndërsa 77 ushtarët tjerë janë drejtuar në repartet tjera të Ushtrisë së Maqedonisë. Ushtria jonë çdo herë ka nevojë për ushtarë të mirë që do të kontribuojnë për ushtrinë dhe shtetin. Konkursi për pilot është gjithmonë i hapur. Ushtrimet e ushtarëve të rinj zhvillohen dy herë në vit.” tha mes tjerash Jolevski, ministës i mbrojtjes i Maqedonisë.

Pjesmarrës në ceremoninë pranuese ishte edhe zëvëndës ministri shqiptar, Bekim Maksuti.