Jovanovic:Presidenti serb po nxit urrejtje dhe po destabilizon vendin

17.01.2017 15:04:01

Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq tha sot se deklaratat luftënxitëse nga autoritetet në Serbi po kërcënojnë seriozisht stabilitetin e vendit dhe po shpërndahen në rajon tashmë mjaft të paqëndrueshëm.

Sipas tij, presidenti serb, Tomislav Nikolic, me fushatën e tij, po nxit urrejtje dhe po rrezikon qytetarët, transmeton Klan Kosova.

“Presidenti Tomislav Nikoliq, fushatën e tij e nisi si një komandant ushtarak i cili nga kabineti i tij po përhap  urrejtje dhe po rrezikon qytetarët, të cilët kanë paguar tashmë një çmim të tmerrshëm për qeveritë e papërgjegjshme  që e duan luftën dhe konfliktin”, ka thënë Jovanoviq.