Jovanoviq i reagon Daçiqit: Nacionalist që nxit grindje dhe vuajtje

03.01.2017 22:39:25

Partia Liberal Demokrate e Serbisë në një reagim ndaj deklaratave të Ivica Daçiqit Kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë dhe Ministër i Jashtëm i Serbisë, ka theksuar se Daçiq zhvillon një politikë nacionaliste që nxit grindje dhe vuajtje.

Ivica Daçiq me deklaratat e tij me vetëdije i dëmton marrëdhëniet në rajon dhe përsëri përhap dhe provokon reagime nga vendet fqinje, thuhet në njërën nga dy komunikatat e Partisë Liberale Demokrate serbe, si reagim ndaj intervistës së shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ku ai ditë më parë tha se Serbia ka bërë gabim të madh me pranimin e Maqedonisë nën emrin kushtetues, përcjell Telegrafi.

Sipas PLD-së, deklarata e Daçiq vetëm konfirmon se politika e tij parimisht llogaritet nacionaliste e cila çdoherë nxit grindje dhe vuajtje.

Por nga partia e Daçiq, Partia Socialiste e Serbisë (PSP) si reagim ndaj komunikatës së PLD-së, thonë se Serbia ‘nuk nxit grindje, por nuk do ta lejojë askën ta fyejë’ dhe pyesin pse PLD nuk reagon ndaj të gjitha deklaratave të cilat dëshmojnë marrëdhënie jokorrekte të vendeve fqinje ndaj Serbisë.