Ju dhashë fjalën, bukuria e këtij vendi nuk do preket”/Rama reagon pas shembjes së HEC në Holtë

23.08.2019 17:07:29

Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një statusi në faqen e tij në Facebook e ka cilësuar një fjalë të dhënë publikisht dhe të mbajtur, anulimin e projektit për ndërtimin e një HEC në kanionin e Holtës. Rama siguron se bukuria e atij vendi nuk do të preket.

Postimi i plote i Ramës

Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket🤚

Për ne PO-ja është PO👍 dhe JO-ja është JO👎

Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty😁

Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi🤝 Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem.