“Ju lutem fshijeni mesazhin, problem shumë i madh”/ Një tjetër reagim nga vajza që alarmoi shqiptarët

23.02.2020 23:22:05

Mesazhi i saj zanor u përhap ditën e sotme me shpejtësi në aplikacionin WhatsApp, duke alarmuar jo pak shqiptarët.

Thelbi i mesazhit ishte se mbi 12 raste me koronavirus janë regjistruar vetëm këtë javë në Shqipëri, por shteti po e fsheh këtë gjë.

Kjo deklaratë alarmoi jo pak njerëzit, të cilët janë mjaft të shqetësuar për faktin se në Itali është shpallur gjendje emergjence për shkak të përhapjes së koronavoirusit. Deri më tani aty ka 3 të vdekur dhe 150 të infektuar e nën kujdes, ndërsa lëvizjet me italianë janë të shpeshta në vendin tonë.

Por autoritetet shtetërore, reaguan menjëherë, duke e thirrur vajzën të dëshmojë në polici për përhapje të “lajmeve false”.

Ajo nisi një audio të dytë, ku u ka kërkuar vajzave të grupit të punës, ku kishte nisur mesazhin e parë, si edhe të gjithë personave të tjerë që ta fshinin mesazhin se ishte bërë problem.

Audio 1:

“Goca, se po më shkruante motra tani. Vjehrra e motrës time është mjeke në spital dhe na mori në telefon dhe na ka thënë që janë konfirmuar shumë raste me koronavirus në Shqipëri, kështu që evitoni kafet e mbyllura ku ka shumë njerëz, autobusët, përdorni higjienizues, mos i takoni njerëzit, thojuni “mirëmëngjesi” “mirëdita”, por mos u jepni duart që të keni kontakt me frymëmarrjen. Pini lëng portokalli se forcon imunitetin se kush ka imunitetin e dobët më i rreziku dhe çështja është se do përhapet në masë, se nuk kemi as kushtet e duhura për t’i mbajtur në karantitë të infektuarit tha ajo. Nuk është për të përhapur panik, por bëni kujdes me këto gjërat kështu. Mbani gjithmonë higjienizues me vete, lani duart sa më shpesh, nëse hipni në autobusa shpesh merrni maska se nuk i dihet. Nuk është bërë akoma publike se nuk e lejon shteti domethënë mbi 12 raste vetëm javën e fundit”,

Audio 2:

“Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake. Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni”.