‘Jugosllavia e re’/ Bejtja e shikon si masturbim mbi Ballkanin

26.08.2017 21:35:29
Analisti Andi Bejtja e ka cilësuar takimin e sotëm të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor si masturbim mbi Ballkanin.

Me anë të një statusi në Facebook, bejtja thekson se e gjithë kjo shfaqe e Ramës është për të tërhequr vëmendjen nga problemet e vërteta të Shqipërisë.

Sipas tij Rama nuk di si të përgjigjet kur e pyesin për ekonominë, sa për Jugosllavinë e re, ai e ka gjithnjë një përgjigje.

Ja postimi i Bejtjes:

Masturbime shqiptare mbi ballkanin!

Jugosllavia re, konfederate ballkanike, plani x, plani y …frikera inekzistente…dhe folklor …bejne fiks ate qe Rama do dhe fiks nje dite para se te shpalle qeverine: t’i japin nje peshe qe nuk e ka jo vetem ai po asnje nga lideret ballkanike.  Keta qe ishin sot ne Durres nuk vendosin dot per veten e vet, jo me te prishin gjeopolitiken e Europes apo dhe me gjere…qofte me bekim Rus, qofte me bekim Iranian…Rames i duhet kerkuar plani ekonomik per Shqiperine, se po i kerkuam llogari per konfederaten ballkanike a te ashtequjturen Jugosllavi te Re e gjen nje pergjigje, per te paren e ka veshtire te pergjigjet.