Julian Deda- Veliajt: Po i blen bosët e mediave me pallate, e gazetarët po i kërcënon me telefonata

11.01.2017 17:36:31

Shkarkimi nga posti i drejtorit të ABCNews i Armand Shkullakut, duket se është vetëm maja e asaj që po ndodh me median shqiptare pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit 2017.

Kështu shkruan në profilin e tij, aktori Julian Deda. Ky i fundit ka bërë publike edhe disa veprime të tjera që janë bërë nga Erion Veliaj, për të mbyllur gojën e medias.

Sipas Dedës, pas blerjes së bosëve të medias me pallate, këta të fundit kanë telefonuar gazetarët që të mos shkruajnë kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në profilet e tyre private.

Ja çfarë shkruar aktori Julian Deda:

Zaptimi i hapësirave televizive nga Eri dhe Edi, vjen si rrjedhojë i blerjes nëpërmjet planit rregullues të Tiranës të bosëve të mediave.

Rezultati është i dukshëm. Shkarkimi (medemek iku vetë) i Shkullakut nga ABC Neës dhe telefonatat kërcënuese të bosëve drejt gazetarëve të tyre duke i urdhëruar të mos thonë asnjë fjalë kundër Erit.

Kështu jemi drejt zaptimit të hapësirave të Facebookut, të cilat, sipas zërave nga punonjësit e Bashkisë, Erin e shqetësokan pafund.

P.s. Kjo është shumë serioze, aspak për të qeshur. Keqardhje.