Jurgen Klopp braktis stërvitjen, përfundon në spital!

16.11.2017 13:48:27

Trajnerit të Liverpoolit, për shkak të disa problemeve shëndetësore, i është dashur t’u drejtohet dyerve të spitalit, duke e detyruar 50-vjecarin të braktisë seancën stërvitore të ditës së mërkurë. Lajmin e kanë bërë të ditur drejtuesit e “The Reds”, të cilët, përmes një komunikate publike, bënë me dije se momentalisht gjendja shëndëtesore e gjermanit është e stabilizuar dhe se është jashtë cdo lloj rreziku. Sidoqoftë, në komunikatë shkruhet se, për të qenë të sigurt, Klopp do te kryejë ekzaminime më të detajuara, për të kuptuar se cfarë ka ndodhur. Ndërkohë, drejtuesit e Liverpoolit u bëjnë thirrje mediave të respektojnë privacinë e familjes së teknikut në këto momente.