Jusuf Buxhovi- Gjaku i Kosovës

15.02.2021 18:03:07
Nga Luan Kalana..
ESE -per Romanin “LIBRI I GJAKOVES”,nga JUSUF BUXHOVI
-Pena e të Vërtetës Historike Kombëtare ,i Kosovës martire autoktone liridashës.Kish kohë që mendoja të shkruaja për ketë kolos, studiues historian romancier me potecial mendor dhe me deshmi dokumentare arkovore , të kohës se sotme moderne .
Nuk kam pasur kurajo,se ai me penën tij madhore historike-letrare te ngjyer me gjak, kapërcen kufijtë tolstolian te epopesë “Lufta dhe Paqja” ne analogji me historine tone kombetare,
si nga përmbajtja dhe forma, më veprën madhore studimore.
Në pese,V, vëllime voluminoze, “KOSOVA”, zbulon te Vërtetat e pamohushme,te Historisë Botërore,shqiptare dhe kosovare e asaj evropianë, nga errësira shekullore te qëllimshme, ndaj kombit tone, më dokumente dhe dëshmi të gjalla qe flasin vetë,
nga arkivat shtetërore e muzeale ne Gjermani, BON dhe ne disa vende Evropianë. Pra gjykoja si mund te ngrihet e ti thur lavdi,një ushtar i vockël,gjeneralit napolian,” Gjigandit te Rodit”, që qëndron si një feniks ne maje te piramidave egjiptianë,
përpara penës te Dimokleut, apo me afër ne trojet tona,para tehut te shpatës te Heroit tone kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Pra të krahasuar realisht, një hero peneshkrues, trim, luftëtar, komandant fitimtar, më një Hero kombëtar, penë gjigande e përkushtuar e lyer me gjak.
e historisë tone kombëtare, triumfator mbi enciklopeditë erudite te shekujve te përgjumur. Megjithatë vendosa te shkruaj dy fjala,Ese ne pozitat,
e një lexuesi dashamires te letërsisë dhe te historisë tone dritëdhënës dhe shekullore.
Diviza e veprës monumentale historike kombëtare te Dr.Jusuf Buxhovit është:
-Shqipëria dhe shqiptaret, troje dhe populli ynë dhe Kosova si pjese e saj, janë te paret ne Evropë, përballe Serbeve si Turqit, të ardhur dhe pushtues te vjeter e te rinj,
te Ballkanit, je janë ngulur si shtypës e zhdukes te kombit tone, shfarues te kulturë historisë gjuhës dhe lirisë tone paqedashës.
Për fat te mire, pasi kam lexuar, në internet, fragmente nga veprat historike te Jusf Buxhovit, i cili me ka hapur horizonte te reja për te kaluarën dhe te sotmen e Shqipërisë dhe te shqiptareve, tekstualisht, për Kosovën legjendare, Dardaninë, djepi i Ilirisë dhe i Pellazgeve,
rastesisht me ra ne dore romani “Libri I Gjakovës”, dhuruar nga miqtë e mije komshinj, këtu ne Florida, vëllezërit gjakovare.Nga pasionanti dhe intelektuali ekonomist
fjalë urti, Ismet Grezda,i cili vjen përherë ne Amerike, në tre djemtë tij.
Pas thenijeve te gjalla, të miqve te mije për Gjakovën, historinë e saj, pishtarë liridashëse e mendjendritur kosovare,qe kam shkruar me pare nga deshmite trimeresha gjakovare te pampushtura nga torturat e shkajve te rinj serbe te vajazave Dr.Bexhet Canhasi qe erdhe ne ne Amerike pas luftes ne Kosove,nje intelektual studjues, ja tani po i lexoj, homerianin historian,studjuesin brilant Buxhovin,nga miku im edhe ne facebook,
Nje studjues hulumtues i gjalle,kerkues zbulues I “Thesarit I te Vertestes “historike Kosovare,nepermjet dukumnetave arkivore, duke me krijuar tabllo filmike si ne ekran kinemaje, epopenë gjakovare,historine tone kombetare.
Për te mos shuar kureshtjen e lexuesve, po rikujtoj vetëm disa pjese fragmentare për romanin epope, “Libri i Gjakovës”,te parathene me jeten e tij.
Jusuf Buxhovi ka lindur ne Peje, por është rritur ne Gjakove, eshë gjakovar, për ketë ai ndjehet krenar se bën pjese ne figurat,( shkruajme ne se ai eshte modest)
e trimave ,heronjve e dëshmoreve legjendare, një plejade e ndritur kosovare, prandaj obligimin e tij si vendali, ia kushton Gjakovës, nëpërmjet te vërtetave historike dhe rrëfime te gjalla,duke i dhuruar lexuesit, një memorie letrarë qe flet me gojën e historisë dhe te rrëfimeve popullore, në një vepër letrarë.
Romani, ndahet ne tituj te veçante si organet e trupit, e qene tërësi, më një lidhje organike letrarë te brendshme, na jep dhe pasqyron, portreti fisnik te gjakovarit,
por dhe peizazhin ,tablonë e plote te Gjakovës, obelisk te trimërisë e mendjendritur kosovare.
Shënimet modeste për Dr. Jusuf Buxhovin dhe veprën e tij, ne tërësi e ne veçanti për romanin “LIBRI I GJAKOVËS”,janë rrjedhojë logjike te mijat,
si pasoje, rastësi nga leximi dhe shënimet për “Trilogjinë e Visareve “të studiuesit letrar, Kosta Nake; “Kalvari i Diagrames” nga krijuesja e talentuar Nexhi Hasani’
dhe te poezisë e prozës te Lek Gjokes, këtij Eposi te ri, te Letrave Shqipe ne diasporë, për te arritur ne përfundim logjik, së letërsia dhe historia ,janë bashkudhëtarë, te pasonit, talentit te shpirtit krijues te intelktualit qytetar patriot e atdhetar.
Jusuf Buxhovi ka lindur me 1946 ne Pejë, por fëmijërinë she shkollimin e mesëm e ka kryer ne Gjakove. Ai është diplomuar ne
Universitetin e Prishtinës 1968 ,dega Gjuhe letërsi shqipe, ndërsa ne vitin 1979,ne degën e Historisë, magjistri me temën,”Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ne dokumentet gjermanë.
Pra ai studioi për Letërsi, si pasioni e talenti i tij, u specializua për Histori, idhulli e përkushtimi intelektual,qe u shnderrua ne nje dhunti krijoi dhe shkroi te Vërteten, historike kombëtare, si obligim pervendlindjen,si librii familjes gjakovare .
Romani “LIBRI I GJAKOVËS”apo “Gjaku I Kosoves”,do ta quqja une, botuar ne vitin 1908,eshte një rezyme muzeale shpirtërore letrare- historike për Gjakovën dhe gjakovaret, të mençur dhe trima te pashoq,e te papërkulur ,fitimtare edhe kur ishin ne gjendje te tmerruar ,ne shtetrrethim, liri a vdekje, si pushtuesit e vjetër naziste gjermane ashtu dhe nga hordhia pushtuese shfarosëse kriminale Serbë,ja dolen ne fund si triumfatore.
Romani hap siparin letrar ,me një monolog shpirtëror ndjesor te autorit ku thotë midis te tjerave, në vend te prologut:
-“seç m ‘u kishte pikasur një si përhitje se ai(libri ne fjalë) mund të quhej “Libri i Gjakovës”, dhe ketë e kisha nxjerre ,sikur të qe, ndonjë shkëputje nga brendia ime, e cila dhe ashtu do te lirohej ne fund te asaj zbrazjeje, ani pse me atë përcaktim, ndikohej qe përmasa e kohës, aq e rëndësishme, si meditim gjithëpërfshirës, t’i nënshtrohej saj te hapësirës,,qe pashmangshëm se e gjithë asaj, mund t’i kthehej ne një përkufizim dhe te mgjashëm.”(J.B.fq-8)..
Si një mesazh filozofik i mendimit njerëzor, duke deklr me poshtë :
-“Ky Libër është i hapur, dhe është i te gjithëve..”
Romani është i shkruar si rrëfenjë tërësore me tituj te veçante, që lidhen organikisht me njeri tjetrin, dukë filluar me “Paralajmërimin “paranteze e subjektit,
për te vazhduar me tej me tituj simbolike,tabllo historike jetesore qe lidhen organikisht si ato te filmave, si rrjedha e një lumi te vrullshëm, më zhurma dallgëzuese.
Përshkrimet e rrëfenjave, janë logjike e rrjedhojë e vërtetësi historike, natyrë e penës se tij krijuese e studimore, pa fantazi, por me një energji tokësore, dukë përshkruar,
boten e heronjve ,personazheve te tij reale dhe vatër gjakovare, si vendin e ithtarëve te perëndive mitologjikë, por tokësore,ku spikat mençuria e trimeria,per paqe vellazeri e liri.
Përmes historisë ngjarjeve tragjike,diturisë e urtesisë popullore, rrëfenjat përcjellin dhe një mesazh te brendshëm kombëtar,thelbi ideal I kmbtonene shekuj,
se “feja e shqiptarit është shqiptaria, “dhe nga kjo vëllazëri e gjakut, buron forca e pamposhtur Zeusit gjakovar dhe shqiptar ne tërësi.
Kjo është kuptim plote dhe e meshiruar ne zanafillën titujve si “Prifti dhe unë”/’Shën Angjelina”/”Hapësira e esnafeve”/Dervish Lani”/,..qe është dhe një nga protagonistet e personazheve,
Nje tjeter mesazh historik kombetar,se ne e kemi ruajtur dhe mbrojme gjakun tone ,renjet tona aterore ,jemi bij te nje gjaku”…Gjaku i pastër “si rrëfenjë me vete e ne vazhdim me nëntituj te tjerë është thelbi shpirtëror kombëtar i shqiptarit, ideali i tij paqësor dhe liridashës, ne qoftë se do ta shprehin ne mit, hembra e Akilit te shqiptareve
Ne roman plotësojnë njëra tjetrën te gjitha rrëfenjat si këto te gjakut te pastër, të shqiptarizmit, më rrëfenjat tjera, si “Gjaku i papastër/Thikat e gjakut/Mallkimi i gjakut”/Pastri i gjakut/e te tjera.
Për te vazhduar me tej me protestimin e figurave popullorë, qe behën prometë te personazheve historik te vete romanit, si
“Hyrije hanemi”/Dora e zeze”/Hakmarrja e mbrojtjes/Dynjaja me dollapë? e te tjera .
Një cikël më vete ne roman janë rrëfenjat te perifrazuara si PJESA E SHTESAVE, Koha e Shtetrrethimit, që plotësojnë njëra tjetrën, subjektin e veprës letrarë, fjale dhe gjykime, siç shprehet vete autori,nepermjet esseve letarare origjinale:
-“nga gjithfarë thashethemesh, në një kohe te çuditshme, ku dhe shelgu mund te bënte rrush, ku dhe plak mund te behej nuse,
sikundër dhe miza mund te behej buall, dhe bualli mund te behej mizë dhe çmos tjeter.”-(fq.203″) thashetheme burimore historike qe duke nga forma si fabula nga subjekti,gojedhena legjenda te sjella me mjeshtri ne ditet tona,ne te veteta te pamohushme.
Thashethemet ne kohen e shtetrrethimit, janë një risi e re ne forme, por dhe një përngjitje moderne e fabulës te subjektit,ne gjininë e romanit, dukë na dhëne dramën historike liridashës te Gjakovës, e nëpërmjet humorit e gurrës popullore ne mënyre groteske, për te larguar sadopak dhimbjen tragjike te humbjes te njerëzve,
Dhe për tu distancuar nga trishtimi e koba, për te rigjeneruar energjitë njerëzorë ,për kuraja e force, për te dale fitimtare ne shtetrrethimin vdekjeprurës. Nuk mund te hyje ne detaje, si për madhësinë e kësaj kumtese dhe as për kureshtaret e romanit.
Një libër me vete përbejnë thashethemet, si pjesa e romanit epopesë, duke qene here herës si te vërtetat, ndodhi te eposit historik.
Romani mbyllet me një “pasthënie”, fundi i një fillimi ,do ta quaja unë siç ka shkruar kronikani i historisë te Gjakovës(J.B),me titullin “DITARI I VRASJES”, më shënime retrospektivë, si epitafe, të përjetuara, në formën e një ditari, pra 10,dhjetë te tillë.
Si, “Shënimi i parë i shkruar ne ditën e tretë te pranverës së vitit te fundit të mijëvjeçarit te dytë-…deri ne :
“-Shënimi i dhjetë, i shkruar ditën e fundit te pranverës se vitit te fundit te mijëvjeçarit te dyte, si rrëfimi krye rojës se vetmuar, që i thoshin Momçillo, një monografi mendimtarë krenarie, përmbyllëse e romanit,Librit te Gjakovës :-“…Nga kjo pike e lartë, ku jam i mbyllur dhe i vetmuar, më behet sikur te vdekurit janë te gjallë, ndërkohë qe te gjallët,janë kthyer ne te vdekur…Këtu sikur është ngatërruar kufiri midis jetës dhe vdekjes, sado qe ne kemi besuar dhe kemi,bere çmos qe jeta te jetë e jona dhe vdekja e tyre…Megjithatë jam i lumtur qe u përpoqa dhe bëra s’ishte e mundur
për te çuar ne vend frymën dhe porosinë e rrugës se nisure cila fatkeqësisht po sos këtu…Prishtine,2008.”
Këto janë rreshta dhe fjalët e fundit te romanit LIBRI I GJAKOVE dhe te madhit Jusuf Buxhovi, autori i romanit, të kësaj epopeje legjendare me dëshmi historikë te gjalla, të përjetuara, për te cilën kronikanet, historianet, studiuesit, shkrimtaret ,kane për te thëne me se shumti, në te ardhmen.
Presa i përket vlerave artistike letrarë te romanit, ato përbejnë një thesar letrar te derdhur ne roman me pasuri te pa çmuara .Frazat e romanit janë “ese” letrarë filozofike, thënieje te mençura, nga përvoja jetësore por dhe eruditë te mençurisë te këtij, gjigandi mendimtar dhe tokësor i papërsëritshëm.
Le t’ia leme fjalën, studiuesve, kritikeve, eseisteve letrare për te nxjerre me ne pah vlerat artistikë letrare te romanit,
dhe gjuhen filozofike te përmbajtjes, si shprehje e mençurisë gjakovare, përfaqësues dhe biri i saj është dhe vete ai ..
Mirënjohës dhe respekt penës te ndritur te autorit te ngjyer me gkak, dramës tragjike, të pamposhtur dhe fitimtare te Gjakovës.
Le te lexojmë e te shkruajmë historinë kombëtare, siç shkruan Jusuf Buxhovi ,kjo është Historia e vërtete e Shqipërisë dhe Kosovës ne veçanti,
dhe jo “përrallat dhe gënjeshtrat” e te qëllimshme abuzive pasiononte e shovinistë, te pseudo historianeve, Botërore, Evropianë,
dhe neonazisteve te rinj serbe, që duan ta fshijnë nga faqja e historisë kombin dhe popullin tone, si Nëna e familjes Evropianë. Vete romanin “LIBRI I GJAKOVES” do ta quaja,ne pozitat e nje lexuesi te thjeshte e modest,”GJAKU I KOSOVES”dhe studjuesin Dr.Jusuf Buxhovin,me nje epitet mitiologjik,e meriton denjesisht :-“Marathonomaku i te Vertetes” historike kosovare.
Le te prehemi per gjakun e derdhur te deshmoreve dhe te viktimave gjakovare, te jemi krenare,per urtesine dhe trimetite e vellezerve,paqedhenes e liridshes,dhe te mbrojme kauzen e lirise me pushke me pene ,ashtu si Heronjte Kosoves, JU Dr.Jusuf Buxhovi
-shkronjësi
Florida SHBA