Juve i “vjedh” fitoren Milanit në sekondat e fundit

10.03.2017 23:57:39

Një 11-metërsh i Dybalas në të 96-tën i dha fitoren Juventusit në Derbin e Italisë, pikërisht në momentin kur Milani mendoi se doli i pamundur nga Torino. Në një ndeshje ku heroi ishte Donnaruma, Juventus gjithsesi gjeti fitoren, e merituar dhe pse gjithsesi e arritur mes polemikave. Në fakt, bardhezinjtë e dominuan takimin dhe ishte portieri i kuqezinjve që më pritjet e tij (51, 53, 61, 74) u duk sikur ndali bardhezinjtë deri në castin kur nga 11 metrat nuk mund të frenonte më Dybalan. Formacioni i Allegrit, e nisi më mirë ndeshjen dhe mori epërsinë e pritshme në të 30-tën e Benatia, që finalizoi një aksion shumë të bukur të vendasve.

Goli i pësuar zgjoi dhe Milanin që deri në ato momente ishte vënë në mbrojtje të rezultatit. 2 minuta para pushimit, Bacca, bëri për dush të ftohtë bardhezinjtë duke dërguar topin pas shpatullave të Buffonit.

Në pjesën e dytë, Juventus ishte sërish skuadra që diktoi ritmin duke dominuar në lojë por u ndal nga një Donnaruma në një mbrëmje të shkëlqyer që në më shumë se një rast shpëtoi të tijtë. 30 sekonda mbi kohën shtesë, Juventus megjithatë gjeti mundësinë për të fituar, me anësorin e portës që sinjalizoi për 11-metësh pas një topi të prekur me dorë në zonë. Nga pika e bardhë Dybala nuk gaboi duke cuar Juventusin një hap më pranë titullit, ndërsa për Milanin Champions vazhdon të mbetet ende një mundësi dhe pse tani pak më e largët.