Juve ka fuqi ta mbajë Dybalan

18.02.2017 14:15:50

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini beson Juventuesi do të jetë në gjendje ta mbajë Paulo Dybala.

Argjentinasi është objektiv kryesor i Real Madridit, Barcelonës dhe Manchester Cityt.

Zamparini, i cili 18 muaj më parë e shiti Dybalan tek gjigantin spanjoll, është i bindur se Juve ka fuqi ta mbajë lojtarin, transmeton KosovaPress.

“Beppe Marotta është një mik i imi dhe unë do të doja Paulo të mbetet në Juve. Unë mendoj se klubi e ka fuqinë për ta mbajtur një lojtar i tillë. Unë shpresoj se ai mbetet edhe për një kohë të gjatë në Torino”, ka thënë Zamparini.

Ndryshe, Reali, Barcelona dhe City janë duke përgatitur mega-ofertë për sulmuesi argjentinas, i cili po shkëlqen tek ‘Zonja e Vjetër’.