Juve shet Bonuccin

01.03.2017 13:22:01

Ishte konsideruar si një nga lojtarët e ‘paprekshëm’. Por, mediat italiane raportojnë se Juventusi është i gatshëm ta shes Leonardo Bonucci.

Fundi i këtij sezoni duket se do të jetë edhe fundi i mbrojtësit italian tek gjiganti italian.

Bonucci duket se do të bie ‘viktime’ e trajnerit Masimiliano Allegrit pas zënkave që kishin para sfidës Porto-Juventus.

‘Zonja e Vjetër’ ishte afër marrëveshje me lojtarin për nënshkrimin e kontratës së re, por raportohet se tashmë krerët e Juvës janë duke e menduar shitjen e reprezentuesit e Italisë.

E ardhmja e Bonuccit duket se do të jetë Premier League, ku italiani monitorohet nga Manchester City e Chelsea, derisa edhe PSG e Barcelona po e vëzhgojnë Bonuccin.