Juve shumë e fortë për Romën

17.12.2016 23:24:22

Mbyllet me festën e bardhezinjve. Padronia mbetet Juventus, që ju treguan se kush komandon rivalëve të Romës duke i mposhtur 1-0 për të cuar në 7 pikë distancën me aspirantët më të kuotuar në luftë për titullin, falë klasit të Gonzalo Higuain.

Luhej ndeshja e madhe e javës së 17 të Serisë A në Juventus Stadium. Kryesuesit bardhezinj kundër verdhekuqve ndjekës me synimin për të shkurtuar distancat. Allegri kishte zgjedhur ishin Planic pas Higuain dhe Mandzukic, ndërsa Spalleti hidhte Gerson-Naingolan dhe Perotin në mbështetje të Dzekos. Ndeshje e nisur menjëherë me ritëm të lartë me Juventus që krijon rastin e parë të mirë pas 10 minutash me Mandzukic që huyn në zonë dhe kalon te Higuain që gjuan në qendër, duke i dhënë mundësi Szczeznyt të bllokojë. Aromë goli në Juventus stadium dhe argjentinasi e kthen në realitet në të 14 kur lë në vend De Rosin, hun në zonë, lirohet dhe nga Manolas dhe Mposht Szsczesny-n.

Fantastik argjentinasi, shënon për të parën herë në këtë kampionat në dy ndeshje radhazi. Roma përpiqet të reagojë me naingolan që në të 24 futet në zonë dhe godet të jashtmen e rrjetës, por Juventusi është më e qartë, dhe në minutën e 37 Seszcezny-t i duhet të bëjë mrekullinë për të shpëtuar portën në tentativën e radhës të Gonzalo Higuain. Ndeshja gjithsesi mbetet e hapur dhe në të 41 Lichsteiner dhe Khedira bllokojnë goditjen e Manolas. Mbyllet me avantazhin e Juves një pjesë e parë e bukur e luajtur me ritëm të lartë, dhe në të dytën Juve tenton të cojë drejt golit pa sukses  Mandzukic që në të 50 nuk arrin për pak në krosimin e Alex Sandros, te Roma askush nuk ja del të përfitojë edhe kur krijohet rasti, si në këtë grushtim aspak perfekt të Buffon në minutën e 64. Verdhekuqtë shtojnë qarkullimin e topit por nuk gjejnë hapësira, ndërsa në portë Sczeznyt i duhet të tejkalojë sërish vetevetën në të 70 për ti mohuar golin Sturaros. Në minutën e 75 ka rrëmujë në zonën e bardhezinjve por Fazio një hap larg vijës fatale nuk ja del të shtyjë topin pasi i paraprin Rugani. Nuk ja del të shtyjë topin 4 minuta më pas as Manolas që u gjend i lirë në shtyllën e dytë, konkludim pa sukses dhe i El Sharawyt me goditjen e tij që shkon afër traversës e madje në minutën e fundit të kohës së rregullt është Juventus që mund të dyfishojë me Struraron që shikon portierin verdhekuq ta ndalë, por nuk ka problem pasi edhe 1-0 mjafton, ndoshta pa shumë shkëlqim, por e rëndësihme është fitorja, me Juventusin që arratiset në krye të klasifikimit drejt titullit të 5-të radhazi.