Juventus-Cristiano Ronaldo, ëndrra që mund të bëhet realitet

03.07.2018 23:00:29

Ëndrra mund të bëhet vërtet realitet. Ajo që deri pak ditë më parë dukej si një shaka merkatoje, është shndërruar në një tratativë të vërtetë. Agnelli dhe Marotta janë duke punuar për të sjellë në Torino yllin portugez.

Çështja do të ishte e papritur dhe do të kishte këto shifra: 100 milionë euro për t’ia marrë Real Madridit dhe 120 milionë euro rrogë për katër sezone për ta kënaqur. Shifra të tepruara? Dy vjet më parë për të pasur Higuainin, Juvja pagoi 91 milionë… Ëndrra e Juves është ajo pë të fituar Champions League dhe kush më mirë se CR7, pesë herë fitues i këtij trofeu dhe jo vetëm, mund t’i ndihmojë bardhezinjtë?

“Cristiano Ronaldo është gjithmonë e më larg nga Real Madrid dhe sipas të gjitha indikacioneve të deritanishme do të luajë sezonin e ardhshëm te Juventus”. Kështu insiston gazeta spanjolle “Marca” e cila citon burime shumë të sigurta pranë, sipas të cilave clubi i udhëhequr nga Florentino Perez është i detyruar të pranojë ofertën për blerje që deri tani mban në si kandidat fitues klubin bardhezi.

Kjo ndonëse në kontratën e Ronaldos ka një klauzolë largimi në kuotën e 1 miliardë euro, por me një marrëveshje private mes futbollistit dhe presidentit Perez që detyron Real Madrid të mos pengojë shitjen e portugezit nëse është vetë ai që kërkon largimin dhe nëse ekziston një ofertë e konsiderueshme, që në këtë moment është ajo e Juventus në kuotën e 100 milionë euro për “Los Blancos” dhe 30 milionë euro neto në sezon për CR7. Në këtë pikë duhet të vendosë edhe vetë Ronaldo për të lehtësuar misionin e Juventus.

Por “Marca” nuk është burimi i vetëm që konfirmon se Real Madrid ka pranuar ofertën e Juventus. Edhe transmetuesi televeziv spanjoll ‘El Chringuito’ i “La Sexta” ka dhënë detaje të tjera: “Cristiano largohet nga Real Madrid që do të pranojë ofertën prej 100 milionë euro të bërë nga ana e Juventus. Për lojtarin e jashtëzakonshëm portugez është koha të thotë lamtumirë pasi fitoi të pamundurën. Nuk largohet për para, sepse klubi i ofroi gjithçka që ai kërkoi, vetëm sepse përfundoi një cikël.