Juventus-Napoli, ja si do të luajnë dy skuadrat (FOTO)

28.02.2017 16:55:57

Sonte, në mbrëmje, në stadiumin e bardhezinjve, do të luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, mes Juventusit dhe Napolit. Allegri dhe të tijtë nuk duan të ndalen në garën e tyre për një sukses të trefishtë. Trajneri bardhezi mendon: “Le të flasim për disa gjëra. Blutë e Sarrit vijnë pas disfatës thumbuese në “San Paolo” kundër djemve të Atalantës. Ata duan të bëjnë autokritikë, tani, sonte”. Trajneri i Juventusit pritet të konfirmojë modulin 4-2-3-1, i cili është provuar shumë efektiv. Do të pushojë Buffon, në vend të tij Neto. Në mbrojtje Asamoah, Chiellini, Barzagli dhe Lichtsteiner.

Para mbrojtjes do të funksionojë “diga” Pjanic-Khedira, dhe pastaj, në mesfushë, Mandzukic, Dybala dhe Cuadrado. Në majë të sulmit do të luajë Higuain. Vlen të përmendet se Dybala rikthehet titullar pas stolit me Empolin dhe rinovimit të kontratës (pothuajse) në xhepin e tij. Për Napolin, Kupa Italiane është një qëllim madhor, që duhet ndjekur energjikisht. Prandaj, Sarri do të hedhë në fushë ekipin më të mirë. Skema 4-3-3 e tij do të “mbushet” me këta lojtarë: Reina në portë; Maggio, Albiol, Koulibaly dhe Ghoulam në mbrojtje. Në mesfushë Zielinsky, Diawara dhe Rog, ndërsa sulmi me “tre dhëmbë”: Insigne, Pavoletti (ose Milik) dhe Callejon.