Juventus në alarm, lojtari del i infektuar me Koronavirus, i gjithë ekipi në karantinë

11.03.2020 23:44:51

Një lajm i fundit ka tronditur botën e futbollit. Futbollisti i Juventusit, Daniele Rugani rezulton pozitiv me koronavirus.

Pas publikimit të rezultateve mjekësore, e gjithë skuadra e Juventusit pritet të futet në karantinë.

Në Itali, që nga nisja e epidemisë të koronavirusit janë infektuar 12462 persona. Brenda 24 orëve, numri i të prekurve është rritur me 2313, ndërkohë që 827 persona kanë humbur jetën. Duhet thënë se brenda 24 orëve kanë vdekur 196 persona, ndërkohë që 1045 janë shëruar, 41 në një ditë.