Juventus paguan 30 milionë euro për mesfushorin e La Ligës (FOTO)

06.01.2017 14:47:13

Juventus kërkon një përforcim nga La Liga.

Juventus është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin në kontratën e Steven N’Zonzi me Sevillan.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se “Bianconerët” janë në gatishmëri të paguajnë 30 milionë euro për blerjen e tij, përcjell “lajmi.net”.

N’Zonzi është përmendur edhe si objektiv i Barcelonës.

Ndërsa, ai nuk dëshiron të vazhdojë në Sevilla.