Juventusi kompleton transferimin e Rinconit

03.01.2017 15:10:46

Juventusi ka konfirmuar se ka kompletuar transferimin e Tomas Rinconit nga Genoa.

Kampioni italian ka bërë të ditur se transferimi i futbollistit venezuelas i ka kushtuar 8 milionë euro, me mundësi të rritjes edhe për një milion euro, transmeton Koha.net.

Rincon, bëhet futbollisti i parë nga Venezuela që luan për Bianconerët. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2020.